Deputetja e LDK-së: Është e turpshme të ndahen luftëtarët në UÇK a FARK

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Është e turpshme të ndahen luftëtarët në UÇK a FARK

Nga: H.O. Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:12
Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike, Valentina Bunjaku Rexhepi ka quajtuar të turpshme, fyese, mosmirënjohëse të ndahet luftëtarët dhe heronjët në UҪK a në FARK.

Ajo shkruan në Facebook se falë sakrificës së tyre me diplomacinë e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, kemi lirinë e sotme.

Postimi i plotë:

Është e turpshme, fyese, mosmirënjohëse, të ndash ish-luftëtarët dhe heronjtë, në UÇK a FARK, kur dihet se falë sakrificës së tyre, në përkrahje nga Perëndimi demokratik me diplomacinë e mençur veçmas të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës, e kemi lirinë e sotme./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat