​Lansohet Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit (EMS)

Aktuale

​Lansohet Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit (EMS)

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:44
Albulena Haxhiu mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm

Me rastin e lansimit të Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, për realizimin e digjitalizimit dhe thjeshtëzimit të veprimeve nga kjo fushë.

“Forcimi i profesioneve të lira përmes fuqizimit të qasjes në drejtësi si pjesë e programit tonë qeveritar dhe një nga objektivat strategjike, përveçse është prioritet i yni, është edhe pjesë e misionit tonë të përbashkët për sundim të ligjit dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Andaj, krahas reformave që tashmë po ndërmarrim në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, pashmangshëm këto reforma përfshijnë edhe profesionet e lira, sidomos në kuptimin e digjitalizimit të veprimeve dhe shërbimeve”, tha Haxhiu.

Lansimit të Sistemit të Menaxhimit i kanë paraprirë memorandumet e bashkëpunimit që Ministria e Drejtësisë së bashku me Odën e Përmbaruesve Privatë ka nënshkruar me Bankën Qendrore të Kosovës, Agjencinë Kadastrale, Agjencinë e Regjistrimit Civil, si dhe Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, me qëllim të rritjes së efikasitetit në fushën e zbatimit të ligjit dhe përmbarimit në veçanti.

Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit nënkupton forcim të sistemit të përmbarimit në Kosovë, rritje të standardeve profesionale dhe sigurisë në ushtrimin e profesionit, si dhe shtim të transparencës e mbrojtje të interesit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat