“Kryeni punë, ose po iu kryejmë ne vetë!”/ Kelmendi analizon porosinë e delegacionit të lartë amerikan për Kosovën

Aktuale

“Kryeni punë, ose po iu kryejmë ne vetë!”/ Kelmendi analizon porosinë e delegacionit të lartë amerikan për Kosovën

Nga: M.L. Më: 25 prill 2022 Në ora: 23:52
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi nëpërmjet një postim në Facebook ka interpretuar deklaratat e delegacionit të lartë amerikan të cilët qëndruan sot në Kosovë.

Ai ka thënë se nga sot ka gjasa të fillojë dinamika më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë.

“Nëse veç rrini e forconi Rusinë. Kjo ishte porosia e delegacionit të lartë amerikan në Kosovë.

Nga sot ka gjasa të fillojë dinamika më e madhe në rajon që nga shpallja e pavarësisë.

Zgjedhjet në Francë përfunduan.

Ato në Serbi, gjithashtu.

Javën që vjen Mali i Zi do ta ketë qeverinë e re”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka theksuar se lufta Rusisë ndaj Ukrainës po e rikalibron politikën, sigurinë dhe ekonominë perëndimore.

“Kurse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës po e rikalibron politikën, sigurinë dhe ekonominë perëndimore.

Në këtë kontekst, nuk ka më hapësirë për xhepa të shqyer në Evropë.

Sot në Kosovë dhe nesër në Beograd amerikanët pa dilema: Kryeni punë, ose po iu kryejmë ne vetë!”, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat