I mbijetuari i masakrës së Mejës rrëfen momentin kur i dëgjoi të shtënat e forcave serbe që i vranë babanë: Nuk guxoja të qaja me zë

Aktuale

I mbijetuari i masakrës së Mejës rrëfen momentin kur i dëgjoi të shtënat e forcave serbe që i vranë babanë: Nuk guxoja të qaja me zë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 21:01
Pamje nga masakra e Mejes

Një prej të mbijetuarve të masakrës së Mejes, Jeton Sokoli, ka rrëfyer për momentin kur forcat serbe ia vranë babanë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar ditën tragjike të 27 prillit të vitit 1999, kur forcat serbe kishin arritur te shtëpia e tij dhe e kishin kërkuar babain e tij.

“Njё zhurmё e madhe,  dhe kur kthej koken, njё tank  ngjyrё kaltёr  hyri nёpёr dyer tё oborrit dhe u ndal mbi to. Tashmё ishim tё rrethuar. Tashmё kuptuam se ajo cfarё ka ndodhur anё e kёnd Kosovёs, po na ndodhte dhe neve. Njё polic dy metra I gjatё, I maskuar, me njё kallashnikov nё duar, na rrёshtoj pёr muri ; nanen, motren Doniken(17)  e cila mbante  shtrenguar nё krah, vёllun e vogel Liridonin (  as tre muajsh), motren e vogel Driten (9) dhe mua (15).   Ai mё kapi pёr krahu dhe mё tёrhoqi brenda dhe biseda e mё poshtme u zhvillua gjёrsa ai vendoni tyten e automatikut nё veshin tim. Unё tashmё e kuptova se do vdes dhe u mpiva I gjithi, thjesht nuk ndjeja mё as friken por as jetёn”, ka shkruar Sokoli.

Ai ka treguar se derisa kishin dalë në një livadh për të ikur drejt Shqipërisë, ushtarët serbë kishin dalë me një listë ku ishte edhe emri i babait të tij. Atë e kishin ndarë nga familje dhe më pastaj e kishin vrarë, sapo gruaja dhe fëmijet e kishin kthyer shpinën.

Thotë se s’kishin guxuar as të qanin me zë.

“Sapo dolem nё livadh, ja katёr ushtarё, njёri kishte njё fletё nё dorё. Na ndalen. Sic dukej kishte njё listё dhe ai po kёrkonte dicka nё tё. E gjeti, ishte emri i babёs: Filp Sokoli. Dy ushtarёt e kapen babёn pёr krahёsh, Drita u bashkua me ne dhe na bёrtiten duke na thёnё: “Shkoni nё Shqipёri, mos e ktheni kurrё mё, atje tash ёshtё shtёpia juaj” Sapo I kthyem shpinёn babёs, dёgjuam breshёrinё e automatikёve. Na u kёputen kёmbet.  Donika tha: “ Kuku pёr ne, e vranё babёn”. Nuk guxonim as tё qanim me zё.  Mama na rrethoi e tha; “mos shikoni prapa, ecni mё shpejt”. Sapo dolem nё asfalt, njё tym I zi doli nga kulmi I shtёpisё sonё tё vjeter.  Baba e dinte se ne ishim nё rrezik pёr jetё. Ai doli nga vendi ku ishte fshehur , na shpёtoi ne, duke dhёnё veten e vet”, ka shkruar Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat