Haziri: Me vizitën e Kurtit në Berlin ka ndryshuar formati i vizitave, kryeministrat nuk thirreshin në takime të veçanta

Aktuale

Haziri: Me vizitën e Kurtit në Berlin ka ndryshuar formati i vizitave, kryeministrat nuk thirreshin në takime të veçanta

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:09
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur rreth takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kancelarin gjerman në Berlin, Olaf Scholz.

Sipas tij, e veçanta e këtij takimi është se ka ndryshuar formati i vizitave që më herët kanë qenë më ndryshe sepse kryeministrat kosovarë nuk thirreshin në takime të veçanta.

Haziri vlerëson se në këtë takim mes dy krerëve të dy vendeve, është konfirmuar nga Berlini mbështetja për dialogun me Serbinë.

“Është konfirmuar për herë të parë nga mekanizmi i Berlinit që do të vazhdohet si iniciativë e ish-kancelares gjermane për të cilën ka pasur hamendje në Gjermani edhe në politikën gjermane të kancelarit por është konfirmuar se mekanizmi në kuadër të 4 kushtetve edhe sot do të vazhdon dhe u paralajmëru takimi i radhës dhe krejt ky i jep peshë vizitës arritja që të takohen kryeministri i Kosovës dhe ai serb me ndërmjetësimin Evropian vështirësitë e Lajçak për tu takuar u zhvendoësn në Berlin ka ndërruar vendi dhe formati i ndërmjetësimit në kuadër të angazhimeve për dialog vjen një javë pas vizitës së sekretares amerikane që e qartësoi se status quo është armiku më i madh i i BP në kohën e zhvillimit të luftës në regjion mes Rusisës dhe Ukrainës”, tha Haziri.

Kurse, sa i përket zhvillimeve tjera pas këtij takimi, nënkryetari i LDK-së thotë se duhet parë edhe qëndrimin e Francës, pasi që ka një dallim nga evropianët jo vetëm në liberalizimin e vizave.

“A do të kemi zhvillime pas takimit Berlinit duhet me pa qëndrimin francez ata kanë një dallim me evropianët jo vetëm në liberalizim por e kanë një dallim që e kanë shprehur që po shkojnë drejtë një kushtëzimi në dialog. Presidenti francez ka vite që përmend modalitetin e dytë të formatit të bisedimeve jo domosdoshmërisht për të është kjo agjendë mënyrë e vetme ku BE ndërmjetëson këto nivelee në dialogun Kosovë – Serbi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat