Deputetja e AAK-së: Kurti e harroi kërkimfaljen nga Serbia

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Kurti e harroi kërkimfaljen nga Serbia

Më: 5 maj 2022 Në ora: 19:16
Time Kadrijaj

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas më shumë se dhjetë muaj u ulën në një tryezë të përbashkët për bisedime rreth çështjes së dialogut.

Dy liderët në takim i bëri bashkë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Në anën tjetër i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak që ishte prezent në takimin e liderëve ka bërë të ditur se në darkë është diskutuar për dialogun dhe ka konfirmuar takimin e kryenegociatorëve më 13 maj.

Këtë takim të Kurtit dhe Vuçiq po e vlerëson si shkelje të parimeve të qeverisë në pushtet, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së dhe njëherësh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj.

Ajo tha se prej motës “Jo dialog po Vetëvendosje”, Qeveria “Kurti” është ulur në tavolinë me Vuçiqin.

“Kurti ka kohë që i ka shkelur parimet e veta me parimet në të cilat ka hyrë në pushtet sepse ai ka thënë se nuk do të ulët në tryezë me Vuçiq pa kërkim falje për krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe pa gjetjen e personave të zhdukur dhe dialogu ka qenë prioritet i 9 apo 10 ose nuk ka qenë hiç e tash po del që është prioritet i parë i kësaj Qeverie dhe prej motës “Jo dialog por Vetëvendosje” tashmë është ulur Kurti në tavolinë dhe kanë ngrenë darkë siç është parë ai shumë i buzëqeshur në fotografit që janë shpërndarë në media, Qeveria Kurti nuk ka asnjë parim edhe ato parime më të cilat e ka marr pushtet duke thënë se kjo qeveri është shpëtimtari i Kosovës”, potencoi Kadriaj.

Sipas Kadrijajt, kryeministri Kurti duhej të raportonte për çdo raund të bisedimeve në Kuvend, e jo vetëm për takimin e fundit.

“Ne kemi kërkuar që Qeveria Kurti ta sjellë një platformë të dialogut nuk është që nuk kemi kërkuar që mos të vazhdohet më dialogun teknik, ne kemi kërkuar përfshirjen e SHBA-së në dialog mirë që edhe presidenti i Gjermanisë është kyçur në këtë çështje, në rrethana normale kryeministri Kurti duhet të vie në Kuvendin e Kosovës që të raportojë në çdo raund të bisedimeve në mënyrë që të kemi të qartë se çfarë është diskutuar dhe çfarë nuk është diskutuar ne si opozitë do të kërkojmë që të jetë transparente kjo situatë”, shtoi Kadriaj.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Kadrijaj ka shtuar se me jo transparencë të qeverisë në pushtet nuk planifikohet asgjë.

“Ai duhet të konsultohet me të gjitha partitë politike sidomos me partitë parlamentare të jetë transparent edhe për opinionin dhe partitë politike duhet të ditur se çka do te diskutohet dhe çka nuk do të diskutohet dhe të shohim se çfarë po rrjedhë se me këtë jo transparencë të kësaj qeverie nuk mundemi me planifikuar se çfarë mund të ndodh”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat