Arsim Bajrami kujton profesorin Bardhyl Çaushi

Aktuale

Arsim Bajrami kujton profesorin Bardhyl Çaushi

Nga: A.SH Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:07
Bardhyl Çaushi

Profesori Arsim Bajrami ka kujtuar kolegun e tij Bardhyl Çaushi në 23 vjetorin e vrasjes.

Ai ka vlerësuar lartë figurën e tij, dukë thënë se kishte një begraund akademik, pedagogjik dhe kombëtar.

Shkrimi në Facebook:

Me rastin e 23 vjetorit të vrasjes, kujtojmë profesorin, kolegun dhe mikun tim Prof.dr. Bardhyl Çaushi.

Prof. Bardhyl Çaushin do e ruajnë në kujtesë me pietet kolegët, studentët, shokët dhe miqtë e tij gjithandej Kosovës, si dhe jashtë saj. Ai jo vetëm që mbaroi shkëlqyer të gjitha shkallët e arsimimit, por kishte edhe një begraund akademik, pedagogjik dhe kombëtar: Ishte pedagog i spikatur universitar si dhe luftëtar i guximshëm i kauzës së popullit shqiptarë të Kosovës për vetëvendosje, përkatësisht për shtet të pavarur e sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat