Jashari paralajmëron grevë të përgjithshme

Aktuale

Jashari paralajmëron grevë të përgjithshme

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:42
Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari tha se do mbajnë protestë më 20 maj, nëse deri atëherë nuk plotësohen kërkesat e tyre. Madje ai paralajmëroi edhe grevë të përgjithshme.

Jashari tha se në qoftë se edhe para 20 majit Qeveria nuk ndërmerr masat e duhura, ka mundësi të organizojnë një grevë të përgjithshme e që do të jetë me efekte negative për sistemin arsimor.

“Te ne edhe te sindikatat tjera po përgatitemi për diçka tjetër, po përgatitemi për 20 majin, ku tanimë nuk do t’i thërrasim vetëm kryetarët por tërë anëtarësinë që të jemi në protestën e 20 majit. Të gjitha këto po i bëjmë me qëllim që të arrijmë ta zgjojmë nga gjumi qeverinë që të ulen e të bisedojnë me ne dhe të arrijmë marrëveshje për kërkesat tona legjitime. E nëse ndodh kjo nuk do të ketë nevojë për veprime tjera, nëse pas 20 majit vazhdon kështu situata, Këshilli drejtues i SBASHK-ut por edhe BSPK-ja duke e dëgjuar zërin e punëtorëve edhe në arsim edhe tjera, ka rrezik që të ketë kërkesa të shtuara për një grevë të përgjithshme, ne jemi të vetëdijshëm që do ta godiste sistemin arsimor”, tha Jashari.

Theksojmë se Jashari gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar grevë një orëshe, ndërsa më 20 maj pritet të organizohet grevë e përgjithshme.

Teksa i ka përmendur edhe 3 kërkesat e tyre kryesore, siç janë:

1. Deri në miratimin e Ligjit të pagave të vazhdojë mbështetja në pagë në shumën prej 100 eurove.

2. Përfshirja e sindikatës drejtpërdrejtë në procesin e Ligjit të pagave.

3. Të ketë ndryshime në ligjin për skema pensionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat