Antarësimi në Këshillin e Evropës, Thaçi jep një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale

Aktuale

Antarësimi në Këshillin e Evropës, Thaçi jep një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:29
Gjykata Speciale

Analisti politik, Jusuf Thaçi ka dhënë një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Thaçi tha se pas anëtarësimit të Kosovës në KE, adresimi i Gjykatës Speciale në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të ishte momenti ideal i zhbërjes së kësaj gjykate.

Sipas Thaçit, vendimi do të kishte qenë në favor të zhbërjes së Gjykatës Speciale.

“Mundet me u adresu edhe një element tjetër që është Gjykata Speciale. Kish me qenë moment ideal që Gjykata Speciale me u adresu në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jam absolutisht I bindur që vendimi kish me qenë në favor të zhbërjes së kësaj gjykate. Nga do që ta shikosh Gjykatën Speciale, del që është cenim I madh I të drejtave të njeriut”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat