Kapet një person në kufi me gati 42 mijë euro të padeklaruara, po kalonte nga Kosova në Mal të Zi

Aktuale

Kapet një person në kufi me gati 42 mijë euro të padeklaruara, po kalonte nga Kosova në Mal të Zi

Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:18
Paratë e konfiskuara

Policia e Kosovës ia ka gjetur gati 42 mijë euro të padeklaruara një personi që po e kalonte kufirin nga Kosova për në Mal të Zi.

Sipas Policisë, vetura ishte me targa të Kroacisë.

“I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre. Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrur me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjet euro. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezentim i dëshmis për prejardhje të hollave)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia kufitare i gjen nën posedim 41.750 Euro, personit i cili nuk i kishte deklaruar paratë

Prishtinë, 13 maj 2022

Sot, në orët e pasditës në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policor kufitar gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrur me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjet euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezentim i dëshmis për prejardhje të hollave).

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat