‘Përplasen’ sërish Çeku e Petkoviq, kjo është arsyeja

Aktuale

‘Përplasen’ sërish Çeku e Petkoviq, kjo është arsyeja

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Në 6-vjetorin e Aktgjykimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq janë përplasur në Twitter në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe fetare në Kosovë.

Çeku ka shkruar se Serbia pas 24 vjetëve që ka shkatërruar vende të trashëgimisë historike dhe ka marrë artefaktet s’ka kërkuar falje dhe s’ka ofruar dëmshpërblim.

“Ju lutem bashkohuni me mua për t’ia kujtuar Serbisë që janë bërë 24 vjet që nga shkatërrimi i qëllimshëm i më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë në Kosovë dhe marrjes peng të 1247 artefateve të koleksionit të muzeve publike të Kosovës. S’ka kërkimfalje, s’ka drejtësi, s’ka dëmshpërblim, pa kthim/rikthim ende”, ka shkruar Çeku.

Petkoviq i ka replikuar ministrit të Kulturës duke thënë se po i shtrembëron faktet.

“Cinizimi dhe shtrembërimi i fakteve nga ju Hajrullah Çeku, edhe në ditën kur duhet të shfaqësh minimumin e angazhimit për rendin e ligjin dhe tolerancën fetare thotë shumë për ty. Faktet flasin për gjendjen e objekteve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë: 135 kisha dhe manastire janë shkatërruar dhe djegur”, ka shkruar Petkoviq.

Dje në 6 vjetorin e Aktgjykimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, ku thuhet se 24 hektarë tokë përreth janë të Manastirit vendim ky që s’është zbatuar akoma kanë reaguar sërish shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

QUINT-i përmes një deklarate të përbashkët ka kërkuar sërish nga qeveria e Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat