Komandanti Jashari në SHBA, përcjell stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Iowa

Aktuale

Komandanti Jashari në SHBA, përcjell stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Iowa

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:03
Komandanti Bashkim Jashari

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarakët amerikanë në Iowa.

Sipas njoftimit, Gjeneral Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas Gjeneral Corell, kanë parë nga afër ushtarakët e FSK-së, së bashku me ushtarakët amerikanë gjatë realizimit të  konceptit të ushtrimit të përbashkët.

“KOMFSK vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave.

Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit. #Iowanationalguard”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat