​Droga e konfiskuar në veri kap vlerën 6 milionë euro

Aktuale

​Droga e konfiskuar në veri kap vlerën 6 milionë euro

Më: 23 maj 2022 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dalë me detaje të reja rreth aksionit të policisë në veri të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vlera e drogës së konfiskuar sot në Izvor kap vlerën 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet, ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai.

Policia ka zbuluar sot në veri të Kosovës një laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg ilegalisht. Gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sipas të cilit aksioni i policisë është ndërmarrë në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në vendin e quajtur Izvor.

Ai ka thënë se përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

“Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat