“Uh zot mos e ban”/ Përplasje mes Ferat Shalës dhe Armend Mujës

Aktuale

“Uh zot mos e ban”/ Përplasje mes Ferat Shalës dhe Armend Mujës

Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:12
Pamje nga komisioni për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi

Një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet kryetarit të komisionit për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi Ferat Shala dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, pasi ky i fundit foli lidhur me padinë e PDK-së ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE),

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se në të kaluarën janë bërë punësime familjare, për të cilën tha se kjo nuk po ndodhë më.

Për punësime familjare, Muja atakoi PDK-në përçka bëri që të reagojë kryetari i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

Shala tha se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.

“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke ba. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në komision për Ekonomia dhe po më flit për PDK-në”, tha Shala, por që me këtë nuk u pajtua Muja. Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë në PDK-në.

“Uh zot mos e ban. Kurrë nuk kam qenë në PDK. PDK-ja e ka padit ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Por, duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjell”, tha Muja.

Pa marr parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kem obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj dit me rregullu gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, tha Muja.

Për punësimet familjare të Vetëvendosjes foli deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi. Tha se mund të sjellë edhe dëshmi për këtë fakt.

“Unë e marr obligim dhe përgjegjësi me ua dhënë emrat dhe mbiemrat e bordit të familjarëve të militantëve tuaj. Ju keni punësuar militantët tuaj”, tha ajo.

Për këtë reagoi deputetja e VV-së, Jeta Statovci, e cila i kundërshtoi pretendimet e Bunjaku-Rexhepit për punësimet e militantëve të VV-së. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat