Besnik Tahiri, Qeverisë: Trustit i thatë jo e Ligjin e Pagave e harruat, kthjelluni!

Aktuale

Besnik Tahiri, Qeverisë: Trustit i thatë jo e Ligjin e Pagave e harruat, kthjelluni!

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:39
Besnik Tahiri 

Sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere u diskutua për Ligjin për tërheqje të 30% të Trustit. Pavarësisht përpjekjeve të deputetëve opozitarë, kjo nismë nuk kaloi për aprovim në komision për shkak të votave të pamjaftueshme.

Ishin deputetët e VV-së ata të cilët e pamundësuan këtë me votën e tyre kundër këtij ligji.

Pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ashpër duke thënë se Qeveria e Kosovës pasi i tha jo Trustit, me vetëdije po e dërgon vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore, ndërkaq Ligji i Pagave është harruar plotësisht.

Reagimi i plotë i Tahirit:

Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.

Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat.

Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat