Kurti vizitoi një prodhues zviceran të çokollatës

Aktuale

Kurti vizitoi një prodhues zviceran të çokollatës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:14
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”.

Duke shprehur kënaqësinë për vizitën, kryeministri Kurti ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane.

Me çokollatën zvicerane mirëpritet secili në Kosovë, por edhe kudo tjetër, ka thënë kryeministri, thuhet në komunikatë për media.

Ai u ka bërë ftesë drejtuesve të fabrikës që të kenë parasysh hapjen e një dege të prodhimit të çokollatës edhe në Kosovë.

Për shkak të diasporës sonë të madhe, posaçërisht në vendet gjermanofolëse Zvicër, Gjermani dhe Austri dhe dërgesave të tyre prej një miliard euro në vit, konsumi vendor është në shkallë të mirë, ka thënë kryeministri Kurti.

Si faktorë të klimës së mirë për investime, ai ka potencuar indikatorët pozitivë ekonomikë, rritjen ekonomike impresive dyshifrore, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë, thuhet tutje në komunikatë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat