​Kurti flet për vizitën në ShBA: Negociuam marrëveshjen me MCC-në në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë

Aktuale

​Kurti flet për vizitën në ShBA: Negociuam marrëveshjen me MCC-në në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:22
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti të premten ka folur për vizitën dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili tha se është negociuar marrëveshja me MCC në vlerë mbi 200 milionë dollarë.

Kryeministri Kurti tha se në ShBA ka ftuar investitorët amerikanë që të investojnë në Kosovë, jo për të sakrifikuar, por për të fituar.

Ai këto komente i bëri në hapje të Forumit e Bizneseve të Diasporës që po mbahet në Prishtinë.

“Sapo jam kthyer nga një vizitë dy javore në ShBA. Gjatë vizitës kemi negociuar marrëveshjen me MCC për sektorin e energjisë. Në Amerikë, thirrja jonë ishte që të kontribuohet për Kosovën duke përfituar. Potencialet e Kosovës i kam prezantuar edhe në Davos”, tha Kurti.

Derisa foli edhe për aktivitetet ekonomike në vend gjatë vitit 2021.

Kurti tha se viti 2021 ka qenë vit i zhvillimit ekonomik me një normë më të madhe që nga pas lufta me 10. 5 përqind, si dhe rritje të investimeve direkte prej 22 përqind dhe rritje të të hyrave tatimore.

Kurti ka ftuar mërgatën të investojnë në Kosovë, siç tha ai për zhvillimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat