Ky është dorasi që vrau 30 vjeçarin në Ferizaj

Aktuale

Ky është dorasi që vrau 30 vjeçarin në Ferizaj

Më: 28 maj 2022 Në ora: 10:34
Qendrim Januzi

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.

Gazeta mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella, ndërkaq burime të Insajderit konfirmojnë se dorasi është Qendrim Januzi.

Sipas Policisë, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se me të arritur në vendin e ngjarjes, është hasur në të dyshuarin me armë në dorë, i cili ua ka drejtuar atë edhe zyrtarëve policorë.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit. I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftim.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri dhe shtatë gëzhoja.

Gjithashtu, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat