Dreshaj thotë se Ligji për Paga është vonuar

Aktuale

Dreshaj thotë se Ligji për Paga është vonuar

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 20:02
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj vlerësoi që miratimi i Ligjit për Paga tashmë është vonuar.

Megjithatë, Dreshaj tha se pavarësisht vonesave “është mirë të sanojmë çka mund të sanojmë”.

“Unë mendoj që Ligji për Paga është vonë, është mirë të sanojmë çka mund të sanojmë. Diçka nëse është punuar mirë mund të mirret si draft, dhe të ulen e të punojnë bashkë. Në rastin e pensionistëve kontributdhënës ne e morëm esencën, dhe me ndërrimin e saj qytetarët do të jenë të lumtur. Është e vërtetë që e ka një kosto buxhetore, po ato janë paratë e qytetarëve, në fund të fundit ato para nuk do të shkojnë jashtë vendit, mirëpo do të rrinë në vend. Pra, përveç që i nderojmë për punën që e kanë bërë, nuk duhet t’i shndërrojmë në punëtor social ose në lypsar të rrugës”, tha ai për Tëvë1.

Dreshaj theksoi faktin që në sektorin e shëndetësisë nuk ka pasur rritje të pagave gjatë këtyre viteve të fundit.

“Me ligjin e pagave vërtetë është duke u bërë keq me këtë popull, sepse jemi duke jetuar në periudhën e një krize globale, ndërsa pagat janë të njëjtat që kanë qenë edhe para 5 ose 6 viteve dhe kurrë nuk është shtuar asnjë cent në to”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat