Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Aktuale

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 23:42
Aeroporti Adem Jashari

Burime të Gazetës kanë bërë të ditur se në Aeroportin e Prishtinë ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një alarm për bombë.

Gazeta ka komunikuar edhe me zëdhënësen për media të Aeroportit, Valentina Gara.

Ajo nuk ka dhënë sqarime, por ka treguar se është rrugës për në Aeroportin e Prishtinës.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në momentin e publikimit të lajmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat