Kryeministri Kurti sot në forumin “Globsec” në Sllovaki

Aktuale

Kryeministri Kurti sot në forumin “Globsec” në Sllovaki

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

“Tani ose kurrë: Zhbllokimi i të ardhmes evropiane për Ballkanin perëndimor”. Kjo është tema mbi të cilën do të diskutojë sot paneli i përbërë nga katër zyrtarë të lartë shtetesh në Bratislavë të Sllovakisë.

Mes 100 ftuarish që do të diskutojnë tema të ndryshme në  “Globsec 2022”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të paraqitet në panel me bashkë me Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për Ballkanin perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor.  

Pjesmarrjen e kryeministrit kosovar në këtë forum, e konfiroi një ditë më parë edhe Zyra për media e Kryeministrisë.Diskutimi do të fillojë në orën 13:40, do të zgjasë një orë dhe do të transmetohet direkt në livestream.

Pjesmarrës një ditë më parë në këtë forum ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku diskutoi mbi temën “BE-ja dhe Serbia: Partneritet strategjik për të ardhmen”.

Ky forum që mbahet nga 2 deri me 4 qershor, në Bratislavë, kryeqytetin e Sllovakisë, dhe mbledh figura të rëndësishme, raporton RTKlive.Folës në panele të ndryshme janë presidentë, kryeministra, ministra, ish zyrtarë të lartë, gazetarë të njohur, përfaqësues të kompanive të ndryshme e figura të akademive.

Gjatë dy dekadave të fundit, forumi “GLOBSEC Bratislava”, e ka vendosur veten si platforma lider në rajonin e Evropës Qendrore Lindore dhe një nga konferencat kryesore strategjike në nivel global.

Forumi lehtëson shkëmbimin e lirë të ideve dhe ofron një vend takim për palët e interesuara nga të gjithë sektorët e shoqërisë për të formësuar në mënyrë aktive të ardhmen për veten dhe brezat që vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat