Tahiri: Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari, goditje për Llapin

Aktuale

Tahiri: Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari, goditje për Llapin

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 08:44
Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për rajonin e Podujevës. Bizneset që kanë punë në këtë terminal, kanë paralajmëruar për nesër protestë në Podujevë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se: Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për një zonë e qytet si Podujeva, që është porta kryesore që e lidhë Kosovën me Evropën. Për më keq, ky vendim në tërësi eliminon projeksionet për Zonën Ekonomike dhe planin për ngritje ekonomike dhe punësim në Llap.

Sipas tij, kjo është goditja e radhës, nga një qeveri jo kompetente që e pengon zhvillimin. “Ndërsa goditja e  dytë, pas Orllanit, që tashmë është bllokuar si potenciali kryesor për zhvillim e turizëm në Llap e Gollak”, shkruan Tahiri.

Si deputet, Tahiri, u bënë thirrje gjithë kolegëve të tij dhe Qeverisë “që t'i ndalë bllokadat e t'i hapë rrugë zhvillimit. Në qoftë se vendimi është i përkohshëm dilni e tregoni, mos u fshihni!”, shkruan ai.

Prandaj sot protestojnë në Podujeve, bizneset që kanë punë në këtë terminal. Kjo bëhet e ditur përmes këtij njoftimi:

Njoftimi:

 “Ju njoftojmë se nesër më 17 qershor 2022 ora 13:00 do të ketë protestë nga firmat që operojnë në Podujevë për shkak se Dogana e Kosovës sot më 16 qershor 2022 na ka njoftuar se do të terhjek oficerët doganor nga terminali doganor në Podujevë dhe ne si biznese nuk kem se nga të shkojmë pasi që terminal shtetëror në komunën e Podujevës nuk ekziston”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat