Haxhiu: Seanca u ndërpre me kërkesën e Mimoza Kusarit

Aktuale

Haxhiu: Seanca u ndërpre me kërkesën e Mimoza Kusarit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:32
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se seanca e sotme u ndëpre nga Glauk Konjufca, pas kërkesës që i ka bërë shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Ai në konferencën për media shtoi se deputetëve të mazhorancës iu është bërë presion nga qeveri.

“Ashtu siç janë qytetarët me sjelljen arbitrare të Kuvendit Glauk Konjufca që papritmas dhe pa kujtuar e ndërpret seancën e kuvendit në një pikë që qytetarët e vendit e pritnin me padurim. Pushteti vazhdon të sillet me arrogancë kundër interesave të qytetarëve. Sot kishte një optimizëm brenda kuvendit për ta votuar projektligjin.

Kryetari i Kuvendit ashtu siç edhe disa deputetë të mazhorancës iu nënshkruar presionit të Qeverisë nga frika që ky ligj do të kaloj ky ligj dhe me presionin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila e cila kërkoi nga kryetari i Kuvendnit ta ndërpresë seancë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat