Bilall Sherifi: Besnik Bislimi e quan Albin Kurtin injorant

Aktuale

Bilall Sherifi: Besnik Bislimi e quan Albin Kurtin injorant

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:24
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka deklaruar se i pari dhe i dyti i Qeverisë kanë qëndrime kundërthënëse rreth marrëveshjes për Energjinë, për të cilën Kosova dhe Serbia të mërkurën janë pajtuar ta zbatojnë.

Sherifi në një postim në rrjetin social “Facebok”, ai ka shkruar se zëvendëskryeministri Bislimi po e quan kryeministrin Kurti injorant.

Postimi i plotë:

Besnik Bislimi e quan Albin Kurtin injorant!

Brenda 24 orëve dy qëndrime kundërthënëse të dy personave kryesor të qverisë së Vetëvendosjes. Në njërën anë kryeministri Albin Kurti deklaron se nuk ka ndryshuar as “QËNDRIM DHE AS QËLLIM”, në anën tjetër zëvendësi i tij Besnik Bislimi konfirmon që VV ka ndryshuar qëndrim dhe i quan INJORANT të gjithë ata që nuk ndryshojnë QËNDRIM!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat