Kosova me rast të artë për anëtarësim në NATO/ Zbulohen prapaskenat: Ky takim mund të ndihmojë shumë – të lobohet në këto dy shtete!

Aktuale

Kosova me rast të artë për anëtarësim në NATO/ Zbulohen prapaskenat: Ky takim mund të ndihmojë shumë – të lobohet në këto dy shtete!

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe histori e diplomacisë, Gurakuç Kuçi ka thënë se diplomacia e Kosovës e ka një rast të artë për të shtyerë dhe kërkuar anëtarësimin e saj në NATO.

Ai përmendi takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit turk Erdogan lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Sipas Kuçit, marrë parasysh që SHBA-ja dhe Turqia janë aleatë të Kosovës, diplomacia kosovare do të duhej të lobonte tek të dy palët që në matematikat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO të hyjnë edhe çështje në interes të Kosovës.

“Duke qenë se është në interes të BE-së dhe Perëndimit anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Kosova do të mund të kërkonte që në këto kushte të zhvillimeve gjeopolitike të fitonte edhe Kosova diçka, pasi në interes të njëjtë është edhe Kosova dhe përveç tjerash vetëm Kosova në Ballkanin Perëndimor nuk është pjesë e asnjë projekti kinez apo rus”, shkroi Kuçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Presidenti i Turqisë Erdogan, do të takohet me Presidentin e SHBA-së Biden në prapaskenat e Samitit të NATO-së në Madrid. Një nga temat e këtij takimi pritet të jetë edhe çështja e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe heqja e vetos turke për këtë çështje.

Ky është një nga ato rastet e arta që diplomacitë e zhdërvjellëta e shfrytëzojnë për interesat e veta. Duke pasur parasysh që SHBA-ja dhe Turqia janë aleatë të Kosovës, diplomacia kosovare do të duhej të lobonte tek të dy palët që në matematikat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO të hyjnë edhe çështje në interes të Kosovës. Duke qenë se është në interes të BE-së dhe Perëndimit anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Kosova do të mund të kërkonte që në këto kushte të zhvillimeve gjeopolitike të fitonte edhe Kosova diçka, pasi në interes të njëjtë është edhe Kosova dhe përveç tjerash vetëm Kosova në Ballkanin Perëndimor nuk është pjesë e asnjë projekti kinez apo rus. Po ashtu që edhe Kosova duhet të shpërblehet për lojalitetin e saj përderisa u shpërblye Ukraina edhe pse është një vend në luftë dhe nuk është lojal ndaj Perëndimit sa është Kosova.

A e ka bërë Kosova këtë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat