Avdullah Hoti: Hekuran Murati dhe Armend Muja po mashtrojnë

Aktuale

Avdullah Hoti: Hekuran Murati dhe Armend Muja po mashtrojnë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:49
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se “rritja e të hyrave të shtetit është rezultat i shtrenjtimit të çmimeve”.

Ai ka thënë se Hekuran Murati dhe Armend Muja “po mashtrojnë ose nuk i kanë informatat elementare”.

“Nuk është rritur importi, ndërsa të hyrat po – kjo është rezultat i rritjes së çmimeve”, ka thënë Hoti.

Ish-ministri i Financave ka folur edhe për marzhën e fitimit të naftarëve duke thënë se “qeveria veç ua ka rritur fitimin”.

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet për shtrenjtimin e çmimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat