Arifi i replikon Lajçakut: Turpi ka emër, është BE

Aktuale

Arifi i replikon Lajçakut: Turpi ka emër, është BE

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:53
Shqiperim Arifi

Për turp e ka cilësuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, vizitën e  Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, në veri të Kosovës, e që i njëjti nuk ka vizituar minoritetin shqiptar në Luginë të Preshevës.

Kryetari i Preshevës, i ka replikuar Lajçakut në Twitter, duke ia rikujtuar se ai po përdor standarde të dyfishta në lidhje me këtë çështje.

“Është turp të ju shoh duke vizituar minoritetin serb në Kosovë përderisa zgjedhin që të mos e vizitoni Luginën e Preshevës”, shkroi Arifi.

“...Në Luginë, ku minoriteti shqiptar përballet me format më të rënda të diskriminimit. Standardet e dyfishta kanë një emër, BE”, ka shkruar Arifi.

Ndërkohë, në llogarinë e tij në facbeook, Arifi ka deklaruar se pa zgjidhjen e problemeve jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk ka marrëveshje stabile edhe afatgjate në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e rrjedhimisht as paqe në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat