Maloku thotë se për çdo vendim që e merr Kosova, BE-ja e lë fajtore

Aktuale

Maloku thotë se për çdo vendim që e merr Kosova, BE-ja e lë fajtore

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 23:53
Albinot Maloku

Politologu, Albinot Maloku ka deklaruar se çdo veprim që Kosova ka ndërmarrë në lidhje me marrëveshjet, nga Bashkimi Evropian është konsideruar se gjithmonë Prishtina i ka fajet.

Maloku tha se kjo traditë e dyfytyrësisë së BE-së është në vazhdimësi.

“Kam qenë kritik i qasjes së BE-së në raport edhe me Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi. Kjo traditë e dyfytyrësisë së BE-së është në vazhdimësi. Lajçaku thotë më është ndryshuar agjenda si pasojë e veprimeve të Kosovës. Çdo veprim që e ka ndërmarrë Kosova që ky i fundit nuk është i vetmi por edhe veprime të qeverive të kaluara të cilat kanë nxitur ato efektet që janë konsideruar nga BE-ja që Prishtina i ka fajet”, ka thënë ai.

Ai thotë se Bashkimi Evropian është i papërgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm më shumë ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë.

“Duke i parë këto, kjo dyfytyrësi e BE-së është shqetësuese në vazhdimësi… Unë gjej Bashkimin Evropian të papërgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm më shumë ndaj Kosovës dhe jashtëzakonisht me një kompromis të madh ndaj çdo rrjedhje të gjendjes politike ose edhe të deklaratave të Beogradit zyrtar në raport me çdo aksion të Kosovës që ka ndërmarrë. Pas çdo rasti, Kosova është gjetur në bankën e të akuzuarve se ajo është duke ndryshuar agjendat e BE-së”, ka deklaruar Maloku.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka vendosur reciprocitet për letërnjoftimet me Serbinë. Lajçak ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës do të ndryshojë disa agjenda.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat