​Çështja e mos heqjes së vizave do të debatohet në Kuvend

Aktuale

​Çështja e mos heqjes së vizave do të debatohet në Kuvend

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Në seancën e Kuvendit të Kosovës më 7 korrik, deputetët do të zhvillojnë debat për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kryesia e ka miratuar kërkesën e AAK-së për këtë debat.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se në seancën e ardhshme do të shqyrtohet në lexim të dytë projekt-kodi i procedurës penale, ai për Shërbimin Korrektues të Kosovës

dhe ai për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat