Ministrja e Ekonomisë jep një super lajm për Kosovën: MCC-ja aprovon 236.7 milionë dollarë – investimi më i madh në sektorin e energjisë

Aktuale

Ministrja e Ekonomisë jep një super lajm për Kosovën: MCC-ja aprovon 236.7 milionë dollarë – investimi më i madh në sektorin e energjisë

Nga: N. Sh. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:18
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë një super lajm për Kosovën.

Përmes një postimi në facebook, ajo tregon se Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Ajo shkruan se ky është investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës.

Postimi i plotë i ministres Artane Rizvanolli:

Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh - investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik.

Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!  🇽🇰 🇺🇸

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat