U raportua për ftohje të raporteve me presidenten Osmani, sqaron situatën ministrja Gërvalla

Aktuale

U raportua për ftohje të raporteve me presidenten Osmani, sqaron situatën ministrja Gërvalla

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:07
Donika Gërvalla dhe Vjosa Osmani

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se raportet me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani janë të mira, dhe nuk ka asnjë problem në raportet e tyre.

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Gërvalla tha se llafet e kafes ose nuk po e dijnë se çka është duke ndodhur, ose po gënjejnë me qëllim.

Sipas saj, janë po të njëjtat kafe që kanë thënë se Presidentja Osmani është aq e lidhur me Listën Guxo dhe përfaqësuesen e saj, sa që nuk bëjnë asgjë pa njëra-tjetrën.

“Ky është problem i kafesë. Ose kafja nuk është ka e din cka osht ka ndodh ose me qëllim po ju rrejnë, njëra nga këto dy mundësi. Duke qenë brenda dhe duke njohur realitetin në mes meje dhe presidentes Osmani janë po e njëjta kafe që thoshin se Vjosa Osmani është kaq e lidhur ngusht me Listën Guxo sa nuk bëjnë asgjë pa njëra tjetrën tash pa prit pa kujtu na doli që  aq më tepër ky është argument i ri që po e dëgjojë, ne paskemi problem mes vete që nuk po dim kush cka me i thon Albin Kurti. Nuk kemi probleme të asaj natyre”, tha Gërvalla. 

Ajo nuk la pa lavdëruar presidenten Osmani, për të cilën tha se në secilin vend që shkon është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë të mahnitshme.

“Kemi një partneritet me kryeministrin, me presidenten e vendit kam pak më shumë se sa partneritet kolegial, sepse me presidenten e sotme të vendit në secilin vend të cilin shkel e përfaqëson Kosovën në mënyrë të mahnitshme sa që kanë filluar edhe kolegët tuaj ndërkombëtar t’i hapin sytë për presidenten tonë ”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat