Serwer, senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a të është përgjigjur?

Aktuale

Serwer, senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a të është përgjigjur?

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 08:44
Aleksandar Vuçiq dhe Chris Murphy

Në muajin prill, në Kosovë dhe Serbi kishin qëndruar për vizitë një grup senatorësh amerikanë. Një ndër ta kishte qenë edhe Chris Murphy i cili kishte ardhur për të disatën herë në rajon.

Në bisedën që kishte pasur në Beograd me presidentin e Serbisë, ky i fundit i kishte thënë senatorit amerikan se duhej ta telefononte pas 60 ditësh për çështjen e qëndrimit të Beogradit karshi Rusisë.

Këtë gjë është kujdesur që t’ia rikujtojë Murphyt, analisti amerikan, Daniel Serwer, duke i thënë Murphyt nëse ka biseduar me Vuçiqin dhe nëse ky i fundit është përgjigjur në pyetjen se “a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”.

“Chris Murphy, Aleksander Vuçiq tha se duhet ta telefononi për 60 ditë, që ishte javën e kaluar. A i është përgjigjur ai pyetjes suaj, e cila ishte: “a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”, ka shkruar Serwer.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat