“Do të jemi vdekjeprurës”/ Sadri Ramabaja i përgjigjet Aleksandër Vuçiqit, ia kujton një ngjarje që u ndodhi serbëve bumerang!

Aktuale

“Do të jemi vdekjeprurës”/ Sadri Ramabaja i përgjigjet Aleksandër Vuçiqit, ia kujton një ngjarje që u ndodhi serbëve bumerang!

Nga: N. Sh. Më: 2 korrik 2022 Në ora: 10:08
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërkcënuar Kosovën se do të jenë vdekjeprurës.

Ky kërcënim erdhi pasi kryeministri Albin Kurti vendosi një masë të re reciprociteti.

Kërcënimit të Vuçiqit i është përgjigjur prof. dr. Sadri Ramabaja, i cili ja përkujton presidentit serb edhe marsin e vitit 1998 kur marshuan drejt Prekazit.

Ramabaja thotë se ata gjykonin atbotë se do të kryenin punë duke qenë vdekjeprurës, por kundërefekti bumeranga ndodhi me UÇK-në.

Postimi i plotë:

Presidenti serb, Aleksandër V.: "Do të jemi të matur, por vdekjeprurës."

Koment: Në marsin e vitit 1998, kur marshuat drejt Prekazit, menduat se nuk keni nevojë të jeni të matur; ju gjykonit atbotë se do të kryenit punë duke qenë vetëm vdekjeprurës.

Kundërefekti - rrita gjeometrike e UÇK-së së vegjëllisë, që pati efektin e bumerangut, duke imponuar rikthimin e plotë të gjeopolitikës, me çka tërheqi në mbështetje të saj dhe të Kombit Aleancën më të madhe ushtarake - NATO-n.

Çlirimi i Kosovës ishte i sigurt.

Tani mund të aktroni "burrin" e matur, mund edhe të t'ju pengojë "cicërima" e një telefoni e të xhindoseni fare, por vdekjeprurës për të tjerët, aq më pak për shqiptarët, nuk do të mund të bëheni dot kurrë më.

Sa më shpejt që ta kuptoni këtë fakt, aq më mirë për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat