​Ushtarët e KFORI-it vrapojnë 22 km me ngarkesë 10 kg

Aktuale

​Ushtarët e KFORI-it vrapojnë 22 km me ngarkesë 10 kg

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 22:26
KFORI-i

Kontingjenti danez i KFOR-it organizoi sot “DANCON March”, një traditë që daton që nga viti 1972 në vendin e tyre.

Sipas njoftimit, mbi 800 ushtarë dhe civilë që shërbejnë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, morën pjesë në sfidën për të festuar 50-vjetorin e saj.

Sfida përbëhej nga një marshim terreni 22 km, me individë që mbanin një ngarkesë prej 10 kg.

Rruga nisi nga kampi Novo Selo, duke u dredhur kështu në kodrat dhe fshatrat e bukura përreth. Ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit që të vlerësonin një kauzë të mirë në mbështetje të veteranëve danezë të lënduar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat