Ky është djali i Lushtakut që po kërkohet nga policia

Aktuale

Ky është djali i Lushtakut që po kërkohet nga policia

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:11
Nuredin Lushtaku

Dy zyrtarë policorë u plagosën mbrëmë në Skenderaj. Dyshohet se në këtë rast është i përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy djemtë e tij dhe vëllezërit e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se kanë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë në kërkim.

Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se ende në arrati është djali i Lushtakut, Arbër Lushtaku.

Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe djemtë e tij.

Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat