Terror politik/ Djali i ish-deputetit të vrarë publikon deklaratën e ish ambasadorit amerikan, pas ngjarjes që tronditi Kosovën në vitin 2002

Aktuale

Terror politik/ Djali i ish-deputetit të vrarë publikon deklaratën e ish ambasadorit amerikan, pas ngjarjes që tronditi Kosovën në vitin 2002

Nga: M.L. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:06
Smajl Hajdaraj

Shpëtim Hajdaraj, djali i ish deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj, që u vra në vitin më 17 janar të vitit 2022, ka publikuar një deklaratë të ish ambasadorit John Menzies.

Duke theksuar se lojaliteti ndaj Kosovës është tepër i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, Hajdaraj ka cituar ish ambasadorin që kishte vlerësuar deputetin për besnikërinë e tij ndaj Kosovës dhe Demokracisë, shkruan "Bota sot".

Madje ish Ambasadori Menzies kishte thënë se ka ardhur koha që të gjitha partitë dhe grupet politike në Kosovë të bëjnë një qëndresë të fortë, sipas fjalëve të tij ndaj ”kërcënimit, dhunës dhe terrorit politik”

Postimi i plotë i Smajl Hajdarajt në Facebook:

Lojaliteti ndaj Kosovës - tepër i rëndësishëm dhe i domosdoshëm - sidomos për të besuarit politik

Ambasadori John Menzies (ndjesë pastë!) , me 18 janar 2002.

“Shefi i zyrës amerikane në Kosovë, John Menzies, vlerësoi zotin Hajdaraj për besnikërinë e tij ndaj Kosovës dhe përkushtimin e tij ndaj demokracisë. Zoti Menzies tha se nuk është përcaktuar ende nëse vrasja ishte nje veprim terrorist i ndërmarrë për të arritur qëllime politike. Pavarësisht nga kjo, zoti Menzies tha se ka ardhur koha që të gjitha partitë dhe grupet politike në Kosovë të bëjnë një qëndresë të fortë, sipas fjalëve të tij ndaj ”kërcënimit, dhunës dhe terrorit politik”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat