Vjen reagimi i parë për sondazhin për “Open Ballkanin”/ “Ka dolën këto shifra në Bosnje dhe Kosovë, sa mijëra dollarë është paguar”?

Aktuale

Vjen reagimi i parë për sondazhin për “Open Ballkanin”/ “Ka dolën këto shifra në Bosnje dhe Kosovë, sa mijëra dollarë është paguar”?

Nga: N. Sh. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:46
Përqindja e përkrahjes në Kosovë për iniciativën është 42%.

Është publikuar një sondazh për përkrahjen që e ka “Open Ballkani” nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, një organizatë amerikane që merret me avancimin e demokracisë dhe qeverisjes nëpër botë.

Ky sondazh është kryer në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku më së pakti përkrahet në Kosovë dhe më së shumti në Serbi.

“Përkrahja për hapjen e kufijve iniciativa “Open Balkan” në shtetet e Ballkanit Perëndimor: 75% në Serbi, 68% në Bosnje e Hercegovinë, 66% në Mal të Zi, 61% në Maqedoninë e veriut dhe 42% në Kosovë”, bëhet e ditur në matjet e institutit.

Pas publikimit të këtij sondazhi ka reaguar Driton Tali, ish këshilltar i Glauk Konjufcës.

Tali në një postim në facebook, pyet se sa është paguar ky sondazh, të cilin e quan fals.

Tali sheh manipulim në përqindjen e përkrahjes së Open Ballkanit në Bosnje, dhe Kosovë.

“...serbët në Bosnje përbëjnë 30.8% të popullatës. Prandaj, ka na doli 68% përkrahja!? Çfarë mostre paskan përdorur?! Sa mija dollarë ka kushtuar ajo mostër e cila e ka qitur Bosnjen me 68% e Kosovën  me 42%?!”, shkruan ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

Sa është paguar ky sondazh fals?

Të gjitha partitë kosovare e patën refuzuar "Mini Šengen'in", të cilën vjet Serbia e riemëroi në "Otvoreni Balkan", për t'ia rikujtuar disa serbëve (që e refuzonin këtë projekt) projektin e moçëm serb "Balkan, balkanskim narodima", me anë të së cilës arritën ta  krijojnë Jugosllavinë, duke e dëbuar Italinë nga Dalamacia, dhe përpak biles edhe shbërë Shqipërinë Londineze. Pra "kthyer" mbrapa edhe "Durrësin serb".

Për ta shitur më mirë, e "brenduan" anglisht me "Open Balkan", sepse tingllon ma cool, edhe pse gramatikisht gabim.

Por hej, Vuçe është "gazdë" i Serbisë dhe flet anglisht andaj ai s'ka patur nevojë ta pyet ndonjë gjuhtar i cili do t'ia përmisonte atë gabim.

Sidoqoftë, por, pos partive kosovare, edhe partitë jo serbe të Bosnjes e refuzuan.

E refuzuan sepse Vulini bashkë me shumë udhëheqës tjerë politikë nga Serbia e lidhnin "Otvoreni Balkan'in" me "Srpski Svet'in".

Ashtu sikur dikur "Balkan, balkanskim narodima" që e lidhnin me "bashkimin e vëllezërve sllavë të jugut" në një shtet (pra Jugosllavi). Tashti kanë ndryshuar rrethanat, bashkimi i "vëllezërve sllavë" e ka humbur kuptimin, andaj duhet kënaqur veç me "Botën Serbe".

Prandaj, boshnjakët (myslimanë) dhe kroatët janë ende "en masse" kundër këtij projekti.

Serbët natyrisht se jane pro. Por serbët në Bosnje përbëjnë 30.8% të popullatës.

Prandaj, ka na doli 68% përkrahja!?

Çfarë mostre paskan përdorur?!

Sa mija dollarë ka kushtuar ajo mostër e cila e ka qitur Bosnjen me 68% e Kosovën  me 42%?!

Ta dijmë që kur ta bëni një të tillë për "Zajednicën" përafërsisht sa do të kushtojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat