Me 13 korrik, konferencë statusore për Thaçin e të tjerët

Aktuale

Me 13 korrik, konferencë statusore për Thaçin e të tjerët

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:23
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Edhe një konferencë mbi ecurinë në rastin “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet këtë muaj, para se Gjykata Speciale të shkojë në pushim vjetor.

Me 13 korrik do të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.

Kjo pasi me 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat