Mbeturinat pushtojnë Prishtinën, Latifi: Nëse Rama vazhdon kështu, Ahmeti do të duket yll

Aktuale

Mbeturinat pushtojnë Prishtinën, Latifi: Nëse Rama vazhdon kështu, Ahmeti do të duket yll

Nga: A.ZH Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:31
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi, ka kritikuar kryetarin e ri të Prishtinës Përparim Rama, lidhur me çështjen e mbeturinave në kryeqytet.

Teksa ka publikuar një fotografi të mbeturinave që kanë pushtuar kryeqytetin, Latifi ka thënë se Rama as që po “lodhet” për heqjen e tyre, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nëse vazhdon kështu, ish-kryetari Shpend Ahmeti do të duket yll, në krahasim me Ramën.

Image
Fotoja e postuar nga Latifi

“Boll i dobët ka qenë Shpend Ahmeti, por në kohën e tij mbeturinat janë hequr çdo ditë. Ky pasardhësi i tij, siç po duket, as që po lodhet për këtë punë. Thua se nuk vjen nga përvoja e Londrës, por e Somalisë a e Bangladeshit. Nëse vazhdon kështu, pas katër vitesh, të jeni të sigurt se në raport me të Shpend Ahmeti do të duket yll”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat