Ramabaja ia kthen ashpër Hamitit, ja si e quan

Aktuale

Ramabaja ia kthen ashpër Hamitit, ja si e quan

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:37
Muhamet Hamiti dhe Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja, e ka vazhduar pas emisionit Pressing debatin lidhur me gafat e politikanëve.

Jashtë emisionit, Ramabaja është përplasur në distancë me anëtarin e LDK-së, Muhamet Hamiti, të cilit i ka reaguar ashpër, duke e quajtur “palaqo-profesor”.

Ramabaja në Pressing e futi LDK-në e viteve ’90 ndër “tri gafat më të mëdha në historinë e shqiptarëve”.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, ka thënë Ramabaja.

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, i reagoi, duke e quajtur Ramabajën kominist dhe marksist-leninist.

“Komunistët jugosllavë dhe marksistë-leninistët shqiptarë janë në një mendje për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, themeluesit e shtetit të Kosovës. Natyrisht!”, shkroi Hamiti në Facebook.

Ramabaja ia ktheu fort ashpër.

“Tri gafat më të mëdha politike … që evidentova mbrëmë në PRESSING, keq na e paskërkan hidhëruar palaqo-profesorin e LDK-së, të lagjes së hamitëve. Keqardhje për kohën e humbur për lexuesit e vëmendshëm”, shkroi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat