Albini kullet tash/ Tomë Gashi bën një krahasim interesant për krimineli Radoiçiq, ja çfarë u kujton qeverisjeve të kaluara

Aktuale

Albini kullet tash/ Tomë Gashi bën një krahasim interesant për krimineli Radoiçiq, ja çfarë u kujton qeverisjeve të kaluara

Nga: M.L. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 08:35
Milan Radoiçiq

Udhëheqësi i grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq të martën përmes një video mesazhi u paraqit me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës.

Radoiçiqi, që është i sanksionuar nga Thesari amerikan (OFAC), pretendon se këtë video e ka incizuar në diku Kosovë, ku kërcënon qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.

Lidhur me këtë rast ka reaguar avokati Tomë Gashi, i cili ka bërë një krahasim të paraqitjes së Radoiçiqit në të kaluarën dhe asaj të tashme.

Ai ka thënë se derisa dikur kriminel paraqitej në institucionet e Kosovës pa asnjë pengesë, sot ai sillet maleve, meqë tash qeveria udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Postimi i plotë i Gashit:

Dikur dhe sot

Dikush dikur me patika hynte në institucionet më të larta të Kosovës si në bashqe të babës,

Sot i njëjti si kaçak sillet maleve, sepse gjerat kanë ndryshuar

ALBINI tash kullet

P. S. Ky dikush kriminele ishte edhe atëherë , kriminel është edhe sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat