Bie çmimi i naftës dhe benzinës

Aktuale

Bie çmimi i naftës dhe benzinës

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Çmimi i naftës do të jetë më i ulët për dy centë kurse i benzinës me 3 centë gjatë 24 orëve të ardhshme. Kështu ka vendosur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila njoftoi për çmimet e karburanteve.

Ministria njofton se deri të dielën në orën 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.76 euro centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.69 centë euro për litër.

Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat