Kryetari i OVL-UÇK në Pejë i reagon Kurtit

Aktuale

Kryetari i OVL-UÇK në Pejë i reagon Kurtit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:38
Gazmend Syla

Kryetari i degës së OVL së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, i ka reaguar kryeministrit Kurti pas propozimit që ky i fundit u dërgoi Organizatave të Dala nga Lufta.

Syla duke e quajtur Kurtin mashtrues, ka kërkuar nga ai që ta zbatoj ligjin

“Mashtrues, i mirë je me shkru letra. Zbato ti ligjin aktual, e lej përrallat, i kemi kuptu lojërat tua me luftëtarë.

Ndërkohë, bon sa t’duash ligje e riverifikime, komandantët janë ksajde, e kryejnë obligimin e tyre prapë. Vaj halli për secilin që shkel ligjin që iu garantohet luftëtarëve”, ka shkruar Gazmend Syla në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat