E quajti Kurtin asistent të Osmanit, Abrashi i përgjigjet Krasniqit

Aktuale

E quajti Kurtin asistent të Osmanit, Abrashi i përgjigjet Krasniqit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:08
Artan Abrashi

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi i është përgjigjur një deklarate të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhënë në emisionin “Pressing”, ku tha se Kurti udhëtoi në SHBA si asistent i presidentes Vjosa Osmani.

Abrashi ka thënë se nuk e kupton pse Krasniqi jep dekalrata të tilla.

“Sikurse mos t’kishe qenë hipotetikisht Vjosa Osmani, këta do të thonin është bërë nga z. Dugolli, ose nga dikush tjetër, se ka qenë takim privat. Po e shoh një tendencë nga krerët e opozitës për ta degraduar takimin. Këtë po e shoh edhe te Memli”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deklarata e Krasniqit mund të jetë bërë për konsum publik.

 “Pse o burrë? Fotografia dul, lajmi dul që takimi me Sekretarin e Shetit u bë. Mund të jetë deklaratë për konsum publik”, ka thënë ai.

“Duke bërë opozitarizmin e PDK-së, AAK-së, LDK-së, po them edhe Jeffersonin me ngjallë e me u taku, prapë kishin gjetë një fije ku me u kapë dhe me thënë që Albin Kurti është anti-amerikan”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat