Konjufca sërish voton ndryshe nga Vetëvendosje

Aktuale

Konjufca sërish voton ndryshe nga Vetëvendosje

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 14:18
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sërish ka votuar ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e sotme, nuk është miratuar Projektligji që rregullon çmimin e produkteve medicinale.

Për këtë ligj deputetët e opozitës janë ‘përplasur’ me partinë në pushtet.

Kur Projektligji u hodh në votim pas një debati të zgjatur rreth kësaj teme, Konjufca abstenoi, ndërkohë që VV votoi kundër.

Njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat