Bllokohet rruga ku vdiq çifti mërgimtar nga Malisheva

Aktuale

Bllokohet rruga ku vdiq çifti mërgimtar nga Malisheva

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Grupi i Asambleistëve të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetje edhe të asamblistëve të tjerë po mbajnë aksionin qytetar të paralajmëruar në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Kjo magjistrale ende s’ka përfunduar së ndërtuari.

Aksioni po mbahet në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik në të cilin kanë humbur jetën burrë e grua nga Malisheva.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë dy fëmijët e tyre që ishin në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat