Mblidhen tre komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen tre komisione parlamentare

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot do të mbajnë mbledhje tre komisione parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të bëjë  shqyrtimin e raportit të mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë,  shqyrtimi i Raportit të mbikëqyrjes së Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, formimi i grupit të punës për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, caktimi i datës për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, diskuton lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror .

Ndërkaq në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, bëhet shqyrtimi i raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021; shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat