16 muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, ende nuk dihet asgjë për të

Aktuale

16 muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, ende nuk dihet asgjë për të

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 10:49
Bedri Rexhepi

Sot bëhen 16 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi, por familja akoma nuk ka një përgjigje për fatin e tij. Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi më datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty më asgjë nuk dihet për të.

Lidhur me këtë rast është arrestuar Arjeta Rukovci, mbesa e të dyshuarit Jeton Vllasaliu.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Arjeta Rukovci, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi”, pikërisht që lidhet me rastin e Bedri Rexhepit.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës e pati aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të cilën është duke e vuajtur aktualisht.

Familjarët jo pak herë janë shprehur të dëshpëruar në institucione pasi kërkojnë përgjigje për fatin e familjarit të tyre.

KosovaPress në vazhdimësi ka shkruar në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat