Mesazhi rrëqethës për arsimtarët dhe sindikalistët që organizojnë grevë / Vetëm një argat i dreqit i mbyllë shkollat

Aktuale

Mesazhi rrëqethës për arsimtarët dhe sindikalistët që organizojnë grevë / Vetëm një argat i dreqit i mbyllë shkollat

Nga: I. M. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Intelektuali Njazi Tafilaj, inxhinieri i automatikës në pension, ka reaguar nëpërmjet të një letre publike, duke u bërë thirrje mësimdhënësve që të injorojnë vendimin për grevë të Sindikatës së Arsimit.

Ai ua kujton disa nga momentet kyçe apo kritike të shkollave shqipe apo të përjetimeve të tmerrshme nga dhuna serbe!

“... ju që keni në familje të vramë ose të zhdukur nga fashizmi serb, Ju që shumica e mbani mend Eksodin, ju që jeni rrit me vajin e fëmijëve”, mos mbaj grevë, është thirrja e një intelektuali krejtësisht të veçantë, që ishte protagonist në shumë ngjarje, në përcjelljen e mesazheve me shumë ndikim për lëvizjet për pavarësi në Kosovë.

Shkrim i Njazi Tafilajt në vijim:

Ju mësues që shumica nga ju keni në familje të vramë ose të zhdukur nga fashizmi serb, Ju që shumica e mbani mend Eksodin, ju që jeni rrit me vajin e fëmijëve, ti Adem Lushaj që me librin tënd edhe në Uashington trishtohen për Krimet serbe në Deçan, ti mësues kudo qofsh në Kosovë si lejon të bëhesh objekt i lojës politike, si lejon të dënohet trashëgimtari i të mërguarit, të vramunit, të dhunarit, vetëm që të realizohen dëshirat kriminele politike.

Si lejon të dënohet fëmija i atij prindi që ka shkollim ma të lartë se ti, por nuk ka fatin si ti, të jetë i punësum si ti.

Prej vitit 1990 deri në vitin 2000 kemi nda 3 % dhe jemi krenuar me guximin e juaj që mos të mbyllen shkollat. Si lejoni sot të mbyllen shkollat vetëm që një argat i Dreqit, i cili kryen porosinë e të mallkuarit ju thotë: MËSIM NUK KA!

Çka është tepër, tepër është. Nëse veproni tu i mbyllë shkollat ju ma nuk jeni MËSUES, por jeni argat të SERBISË.

Thirrni ndërgjegjes çdo njëri nga ju. Lexojeni edhe një herë letrën e drejtorit të Gjermanisë dhe e kuptoni se pse ai popull njihet për punë në botë. Te ne ju të diplomuarit po doni me djeg dijen e fëmijëve tanë, me bojkote.

Kjo letër është e arsyeshme të lexohet nga të gjithë mësuesit tonë në Kosovë.

 

Letra e drejtorit të një gjimnazi nga Gjermania:

Një Drejtor gjimnazi në Gjermani, çdo fillimviti shkollor u dërgonte mësuesve këtë letër:

"Jam një njeri i cili ka shpëtuar i gjallë nga kampet e përqendrimit. Më kanë parë sytë ato gjëra që mos i paftë kurrë asnjë njeri. Kam parë inxhinierë të mirëshkolluar dhe të mirëpërgatitur të cilët ndërtonin dhoma gazi.

Doktorë të specializuar që helmonin fëmijët. Kam parë infermiere të cilat me shiringa vrisnin foshnjat...

Të diplomuar universiteti, të cilët qëllonin e digjnin njerëzit...

Ndaj ndihem i shqetësuar për edukimin e Fëmijëve...

Nga ju kam vetëm një kërkesë... Ju lutem shumë... Bëni përpjekje që nxënësit tuaj të bëhen njerëz... Mos e lejoni që përpjekjet tuaja të rrisin përbindësha me dije dhe psikopatë të zotë... Në qoftë se shkrimi, leximi, matematika i ndihmojnë nxënësit që të bëhen njerëz, atëherë ato përbëjnë me të vërtetë rëndësi... "

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat