​Kamberi: Marrëveshja për dokumentet, e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës

Aktuale

​Kamberi: Marrëveshja për dokumentet, e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 21:10
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka mirëpritur marrëveshjen për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thënë se ajo është e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka shkruar se me arritjen e kësaj marrëveshjeje me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen direkte të SHBA-së, lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Kosovës, po merr kuptim.

“Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat